LAJMI I FUNDIT:

PSG ‘ndëshkon’ Neymarin, nuk e fton për ndeshjen e radhës?

PSG ‘ndëshkon’ Neymarin, nuk e fton për ndeshjen e radhës?

Ka ardhur ndëshkimi i parë për sulmuesin brazilian, Neymar, nga skuadra e tij Paris Saint-Germain.

Neymar është fjalosur me bashkëlojtarin e tij, Edinson Cavani, pas ndeshjes ndaj Lyonit të fituar me rezultat 2-0.


L’Equipe: Neymar dhe Cavani janë përplasur në dhomat e zhveshjes, Silva ka qetësuar situatën
Lexo po ashtu L’Equipe: Neymar dhe Cavani janë përplasur në dhomat e zhveshjes, Silva ka qetësuar situatën

Sulmuesi brazilian dhe ai uruguaian fillimisht nuk u kuptuan për një goditje dënimit e më pas edhe për një penallti çka bëri të ndërhyj Dani Alves.

Këto keqkuptime ngritën gjakun e Neymarit, i cili pas ndeshjes shkaktoi probleme në zhveshtore duke u fjalosur dhe krijuar zhurmë me Cavanin, por që më pas ka kërkuar falje.

Neymari iu kërkon falje bashkëlojtarëve pas përplasjes në zhveshtore me Cavanin
Lexo po ashtu Neymari iu kërkon falje bashkëlojtarëve pas përplasjes në zhveshtore me Cavanin

Megjithatë, sipas gazetës prestigjioze franceze L’Equipe, trajneri Unai Emery ka përdorur autoritetin dhe ka ndëshkuar Neymarin për gjestet e bëra.

Sipas L’Equipe, Emery ka vendosur ta përjashtoj sulmuesin brazilian për ndeshjen e radhës, duke mos e ftuar fare, por disa konfirmime tjera thonë se Neymar është i lënduar dhe nuk duan ta rrezikojnë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain ndeshjen e radhës e luan nesër (e shtunë) ndaj Montepellierit, ndeshje që fillon nga ora 17:00 dhe zhvillohet  në Parc des Princes. /Telegrafi/