LAJMI I FUNDIT:

Gusia: Mediat t’i përkrahin gratë në zgjedhjet lokale

Gusia: Mediat t’i përkrahin gratë në zgjedhjet lokale

Kryeshefja ekzekutive nga Agjencia për Barazi Gjinore, Edi Gusia, ka kërkuar nga mediat që t’u jepet hapësirë më e madhe grave dhe vajzave kandidate në zgjedhjet lokale.

Gusia këtë deklaratë e ka bërë gjatë prezantimit të hulumtimit  “Gratë në mediat e shkruara” për vitet 2014-2015-të.

“Me këtë rast e shfrytëzoj mundësinë ta përcjell mesazhin tek mediat për ofrimin e hapësirës adekuate të grave dhe vajzave kandidate në zgjedhjet lokale 2017. Në hulumtimet që i kemi bërë jo vetëm ne si Agjenci por edhe organizatat nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë jo rrallë here gratë politikane, gratë kandidate kanë cek problemin se atyre nuk iu është ofruar hapësira e njëjtë mediatike për të prezantuar programin e tyre dhe për t’u përfaqësuar denjësisht”, tha Gusia.


Duke pasur parasysh rëndësinë e mediave që kanë në formësimin e mendësisë në luftimin e mentalitetit, në çrrënjosjen e stereotipave gjinor, Gusia ftoi mediat që të bashkëpunojnë me gratë kandidate.

Ndërsa, Agon Maliqi, udhëheqës i ekipit të këtij hulumtimi, ka thënë se problemi i çështjes gjinore nuk është veç në Kosovë, por është problem global.

“Roli i mediave është problematik rreth çështjeve gjinore, jo vetëm në Kosovë. Këtu shpesh njëfarë lloj ideje që vetëm ne jemi problem. Kjo nuk është problem vetëm i Kosovës, por edhe në botë….Në vitin 2010-të në një studim sa i përket sasisë së mbulimit, sa përfaqësohen gratë në raport ne angazhimin e tyre shoqërore është diku 76 për qind e përmbajtjes mediatike merren me atë çka bëjnë burrat. Ndërsa 24 për qind merren me atë se çka bëjnë gratë. Kjo është në nivel botëror si statistika kështu që mos të ndihemi që jemi vetë në këtë problem. Pa dyshim që duhet të merremi edhe ne me këtë çështje”, tha Maliqi.

“Temat që më së shumti flitet për gratë është pa dyshim politika dhe e dyta është dhuna ndaj grave. Politika pa dyshim jo vetëm për shkak se është e  rëndësishme për gratë po për shkak se sistemi është temë që mediat merren në përgjithësi. Mirëpo edhe viteve të fundit ka pasur një interesim shumë më të madh edhe mbi rolin e grave në shoqëri dhe politikë dhe daljen e disa figurave të nivelit nacional që kanë qenë gra. Prandaj edhe ka dal kjo si përqindje shumë e lartë”, tha Maliqi. /

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori