LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Nuk është e vërtetë se jam takuar me Mijallkovin ashtu siç pretendohet (Video)

Janeva: Nuk është e vërtetë se jam takuar me Mijallkovin ashtu siç pretendohet (Video)

Në një program të përgatitur nga A1on me titullin ”Të trijat” ka vazhduar pjesa e dytë ku prokuroret Katica Janeva si kryeprokurore, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska si prokurore, rrëfejnë nga jeta e tyre personale e deri tek epiteti ”tre gratë më të fuqishme në Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katica Janeva mohon informacionin se ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i është ulur në tavolinë ku ka qenë ulur kryprokurorja me dy mikeshat e saj dhe ka zhvilluar bisedë miqësore.

‘Jo, nuk është e saktë. Unë dhe Mijallkov jam takuar në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). E kam numrin e tij, kam kontaktuar edhe përmes telefonit, sepse atë e lejon edhe ligji. Në thelb, zotëri Mijallkov është shumë njeri korrekt, kemi marrëdhënie korrekte. Tani kjo korrektësi është në linja shoqërore. Në funksionin e Prokurorisë dhe të akuzuarit, secili ka të drejtë të thotë se çfarë ka, në mënyrën e vetë të të shprehurit para gjyqit”, ka theksuar ndër të tjera Janeva.


Nga ana tjetër edhe Fatime Fetai ka ndarë informacione për jetën e saj personale dhe ka theksuar se në punë vishet ashtu siç edhe e shohin, por në shtëpi vishet më lirshëm. Nëse do të ndodhte në ndonjë dasmë, ajo përsëri nuk do ta refuzonte kostumin tradicional, sepse nuk do të dëshironte që vjehrra e saj të ndihet keq para të tjerëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori