Gjashtë vatra krize aktualisht paraqesin shqetësim për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ku si kërcënim më serioz me të cilin duhet të merret kjo organizatë ësht përplasja e fortë mes Penianit dhe Uashingtonit, që është në përshkallëzim të plotë.
Për OKB-në janë shqetësuese edhe tensionet në rritje edhe për Iranin, persekutimi i pakicës islamike të Rohingiave nga ana e qeverisë së Rangunit, kurse për SHBA, në Siri kundërshtari nuk është vetëm Shteti Islamik, pastaj kaosi në Libi, mes luftimeve, migrimit të pakontrolluar dhe xhihadizmit. SHBA mbeten të bindura për nevojën e braktisjes së marrëveshjeve të Parisit për Klimën.
KOREJA E VERIUT
Përplasja e fortë mes Penianit dhe Uashingtonit është në përshkallëzim të plotë: Korea e Veriut ka përshpejtuar angazhimin për krijimin e raketave me mbushje bërthamore, me të cilat vazhdon eksperimentimet, gjë që është bërë tejet shqetësuese për Tokion dhe Seulin. SHBA druhen për një sulm ndaj bazës së Guamit. Dje, Trumpi kërcënoi se në rast sulmi, do të ketë shkatërrim total të Koresë së Veriut. Kina, aleate e madhe e regjimit, deri tani ka kundërshtuar butë garën e Penianit për armatim bërthamor.
IRANI
Tension në rritje edhe për Iranin: administrata e SHBA nuk beson në angazhimin e ajatollahëve për të hequr dorë nga arma bërthamore dhe vë në diskutim marrëveshjen e firmosur nga Obama, që presidenti i ri e ka quajtur “të keqe dhe të turpshme”, duke kënaqur Izraelin dhe “fajkonjtë” e Teheranit. Trumpi konteston edhe rolin e forcave të Hezbollahut, “partia e Zotit” libaneze e mbshtetur nga Irani, në luftën e Sirisë, ku mbështesin qeverinë e Damaskut.
MIANMARI
Persekutimi i pakicës islamike të Rohingiave nga ana e qeverisë së Rangunit, që OKB e ka përcaktuar “spastrim etnik” ka shkaktuar largimin e mbi 420 mijë personave në Bangladesh. Udhëheqësja birmaniane Aung San Suu Kyi ka kritikuar abuzimet dhe është shprehur e gatshme të organizojë rikthimin e tyre në vend, por pa përmendur rolin e forcave të saj të armatosura. Perëndimi mbetet kritik: si sanksion i parë, Londra ka shpallur dje se nuk do të stërvisë më ushtarakë birmanianë.
SIRIA
Për SHBA, në Siri kundërshtari nuk është vetëm Shteti Islamik: Trumpi ka sulmuar sërish qeverinë e Bashar al Assadit, “një regjim vrasës që përdor gazin kundër qytetarëve të vet”. Por qeveria e Damaskut gëzon mbështetjen, politike dhe mbi të gjitha ushtarake, të Moskës: ndërhyrja e aviacionit rus mundësoi rimëkëmbjen e forave qeveritare në një pjesë të madhe të territorit që kish qenë pushtuar nga ISIS.
LIBIA
Kaosi në Libi, mes luftimeve, migrimit të pakontrolluar dhe xhihadizmit, është në qendër të interesit, mbi të gjitha për Evropën: dje Federika Mogerini ka theksuar nevojën e një përpjekjeje për të ribashkuar vendin, duke ulur në një tryezë gjeneralin Haftar dhe kryeministrin Serraj. Ministrat e Jashtëm të BE kanë rekomanduar që të kryhen negociata të ndryshme për bashkimin, nën flamurin e OKB dhe me udhëheqjen e përfaqësuesit special të OKB, Ghassan Salame.
KLIMA
SHBA mbeten të bindura për nevojën e braktisjes së marrëveshjeve të Parisit për Klimën. Pavarësisht uraganëve, Trumpi mbetet me idenë që ndryshimet klimatike nuk janë emergjencë. Por bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të shtyhet, ka theksuar Michel Temer, duke kërkuar edhe një reformë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidenti i brazilit ka shkaktuar dyshime mes ambientalistëve, kur ka deklaruar se shpyllëzimi i Amazonës është ngadalësuar me 20%. / Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'