Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media, një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore lokale, ka shpalosur planin operacional, që do ta zhvillojë gjatë kësaj periudhe sa i përket procesit zgjedhor.
Albert Krasniqi tha se në këtë fushatë 30 ditore, objektiv i tyre kryesor do të jetë në respektimin e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike dhe dispozitat tjera ligjore, të cilat partitë politike dhe mbi 7mijë e 360 kandidatët e tyre e kanë obligim t’u përmbahen.
“Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, tashmë kemi rekrutuar dhe trajnuar 61 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të mbulojnë të gjithë pjesën e fushatës zgjedhore. Kurse për ditën e zgjedhjeve do t’i kemi të angazhuar rreth 2500 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet në terë territorin e Kosovës dhe nga aty do të raportojmë për shkeljet eventuale, për daljen në zgjedhje dhe gjithçka tjetër çfarë do të ndodh në ditën e zgjedhjeve. Në fushatën 30 ditore sa zgjat në raundin e parë të zgjedhjeve, objektivi jonë kryesor do të jetë në respektimin e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike dhe dispozitat tjera ligjore, të cilat partitë politike dhe mbi 7360 kandidat të tyre që e kanë obligim t’u përmbahen. DV mbetet e përkushtuar që të raportojë për të gjitha rastet të cilat ne i hasim që ka pasur shkelje të këtyre rregullave”, tha Krasniqi.
DnV po ashtu u bëri thirrje partive politike, që në këtë fushatë të mos i shfrytëzojnë resurset publike, shërbyesit civil dhe fëmijët, ashtu siç kanë bërë në të kaluarën.
“Në zgjedhjet e fundit nacionale, ne kemi raportuar për të gjitha ato raste, ku ka pasur shkelje të kodit të mirësjelljes dhe partitë politike në total janë dënuar mbi 350 mijë euro gjobë. I bëjmë thirrje kësaj here që t’i përmbahen këtij kodi të mirësjelljes. Mos të vendosin posterë në hapësira publike, në shtylla elektrike, në shenja të komunikacionit, gjithkund ku është e ndaluar me ligj. Po ashtu, u bëjmë thirrje partive politike, kandidatëve të tyre që mos ti shfrytëzojnë resurset publike për qëllime të fushatës. Po ashtu, të mos përdorin shërbyesit publikë në manifestimet partiake. Këtu përfshihet edhe përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, dukuri që e kemi hasur pothuajse në të gjitha zgjedhjet e kaluara të cilat janë mbajtur në Kosove”, tha Krasniqi.
Ndërsa, Ismet Kryeziu, tha se slogani i kampanjës do të jetë “Me votë“, pasi që vota është ajo që mund të ndikojë në kualitetin e jetës sonë.
“Ne jemi duke e zhvilluar dhe vazhduar këtë kampanjë, duke emëruar moton e kësaj kampanje “ Me Votë“. Arsye pse kemi ardhur deri te ky slogan, ne mendojmë se me votë mund të ndikojmë në kualitetin e jetës sonë. Mendojmë se me votë, mund të ndikojmë të zgjedhim kandidat, përfaqësues kryetar, këshilltar në asamblenë komunale, të cilët kanë integritet, janë të përgjegjshëm dhe janë llogaridhënës, në besimin që ne e japim”, tha Kryeziu.
Ai tha se po punojnë në edukimin e votueseve se si duhet të votojnë, pasi që në zgjedhjet e kaluara, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë tejet i madh.
“Si rezultat i zgjedhjeve parlamentare ne kemi parë që diku rreth 7 për qind apo diku 42 mijë vota, kanë qenë të pavlefshme në procesin zgjedhor parlamentar, të cilin kaluam dhe ne tani jemi të përfshirë në edukimin e votuesve, duke pasur parasysh dhe ndryshimin e sistemit. Tani është një votë një kandidat. Gjitha këto në kohën e shkurtë dy apo tre mujore, mund të krijojnë huti te qytetarët dhe ne mendojmë që KQZ nuk është duke bërë një punë mjaftueshëm të mirë, në edukimin e votuesve për të pasur vota dhe për të mënjanuar votat e pavlefshme. Dhe për këtë arsye ne si demokraci jemi bukur shumë aktiv në edukimin e votuesve, duke sqaruar mënyrën dhe procedurat”, tha Kryeziu.
DnV po ashtu u bënë thirrje subjekteve politike, që të bëjnë respektimin e ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë grupet shoqërore në Kosovë, në veçanti të grave, pasi që sipas tyre në zgjedhjet e fundit pjesëmarrja e grave ka qenë jashtëzakonisht e ulët dhe shumë pak nga to kanë pasur mundësi që t’u drejtohen tubimeve në të cilat kanë marrë pjesë.
Po ashtu, DnV i ftoi partitë politike që të respektojnë deklaratën, të cilën e kanë nënshkruar, që në trupat menaxhuese të zgjedhjeve të kenë të paktën 40 për qind përfaqësim nga gratë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos