Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, kanë takuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ku kanë diskutuar lidhur situatën socio ekonomike dhe mundësit për përmirësimin e mjedisit ekonomike për mirëqenie më të mirë sociale.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se janë partner tradicional me këtë institucion dhe bashkëpunimi i ndërsjellët duhet të vazhdoi me qëllim të identifikimit të sfidave të përbashkëta dhe përmirësimin e tyre.
Ai e informoi ministrin se vazhdimisht kanë realizuar dhe vazhdojnë të realizojnë projekte dhe hulumtime të natyrave të ndryshme. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka nevojë për informata të sakta nga terreni në mënyrë që të hartoi politika më avancuese për punësim, për të cilën programi juaj qeverisës për politikat sociale është nga më të avancuarit deri më tash”, tha Shahini.
Kurse Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe përkrahje nga dhe për të gjithë sidomos për ata që kanë iniciativa e projekte konkrete që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes nga sektorët që ka përgjegjësi ministria.
Sipas tij, AKB-ja është një organizatë e fuqishme dhe që ndihma e tyre karshi sfidave që ka ministria është e mirëpritur. “Kemi përpara shumë sfida që kërkojnë përmirësime dhe gjatë mandatit tim fokus kryesor do të jetë punësimi sidomos i familjarëve që nuk kanë asnjë të punësuar”, tha ministri.
Ai shtoi se mision do të kenë që të punësojnë nga një anëtarë të secilës familje që nuk ka asnjë të punësuar dhe menjëherë do të nisë të hulumtojnë për këtë. Pra secila familje do të ketë nga një të punësuar, ku me këtë do tregojmë se do të trokasim në dyert e secilës familje. Ai tregoi se në vend ka shumë familje që marrin asistencë sociale e në anën tjetër edhe punojnë dhe kjo formë duhet të ndalet.
Ai kërkoi përkrahje në këtë aspekt edhe nga AKB-ja e partnerët e saj për të realizuar këtë synim i cili do të jetë i përbashkët për të gjithë ata që kanë për qëllim uljen e papunësisë në vend. Pra prioritet i dy palëve ishte punësimi i nga një anëtari i së secilës familje të papunësuar.
Ministri Reçica, tha se prioritet do të jetë edhe vetë punësimi, ku ka mjaft të rinjë të arsimuar dhe që presin përkrahjen apo dorën e shtetit. Për këtë kemi biseduar edhe me donatorët e huaj të cilët kanë shprehur gatishmëri që të mbështesin këto iniciativa me projekte konkrete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë