LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së: U ndërtuam me standarde të NATO-s, Ushtria s’do më diskutim!

Komandanti i FSK-së: U ndërtuam me standarde të NATO-s, Ushtria s’do më diskutim!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është krejtësisht e gatshme që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Madje, kjo Forcë është duke u ndërtuar në standarde të NATO-s dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime.

Në një intervistë për “Indeksonline”, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se Kosovës qëmoti i ka ardhur koha ta ketë Ushtrinë e vet dhe nevoja për krijimin e saj nuk duhet të vihet në diskutim.

“Koha Kosovës i ka ardhur moti që ta ketë Ushtrinë e vet dhe forcën e vet si çdo shtet demokratik. Nuk po e ndërtojmë ne një forcë sulmuese, por një forcë të bazuar në standarde të NATO-s e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime. Nuk mund të vlerësoj për pasoja, por që është e nevojshme t`i kemi forcat, nuk diskutohet”, ka thënë ai.


Rama ka deklaruar se kurdo që votohet Ligji për FSK-në, kjo Forcë është e gatshme për implementimin e tij, meqë tashmë ekzistojnë planet dhe obligimet e Forcës.

Megjithatë, ai nuk e ka komentuar çështjen e Listës Serbe dhe mohimin që i ka bërë formimit të Ushtrisë, pa ndryshime kushtetuese.

“Kjo është çështje më shumë politike. Sa i përket anës së FSK-së, kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm me e implementu. Planet tona janë plane afatgjate, afatmesme dhe afatshkurtër. Ne i kemi bë planet për misionin e ri dhe kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm ta implementojmë dhe t’i fillojmë kurdo obligimet dhe planet tona”, është shprehur ai.

Lidhur me zvarritjen e formimit të FAK-ut, Rama ka shtuar se janë sfida dhe se duhet të bëhet koordinimi me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi në mars të këtij viti kishte bërë gati Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës, të cilin më pas e kishte tërhequr. Ishin përfaqësuesit serbë të cilët kishin deklaruar se nuk do e votojnë Ushtrinë pa ndryshime kushtetuese. Kjo ishte përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Deri sa, këtë qëndrim Lista Serbe vazhdon ta ketë edhe sot.

Presidenti Thaçi më 7 prill kishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të mos e miratojë në Kuvend Projektligjin për FSK-në, duke i dhënë edhe një shans formimit të Ushtrisë me ndryshime kushtetuese. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori