LAJMI I FUNDIT:

Partia Liberale Egjiptiane paralajmëron Haradinajn se mund të votojë për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Partia Liberale Egjiptiane paralajmëron Haradinajn se mund të votojë për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, duke folur për aktualitetin politik në Kosovë, ka  treguar marrëveshjen që e kishin me kryeministrin Haradinaj për përfaqësimin e komunitetit egjiptian dhe ashkali në qeveri.

“Na jemi fajtorë për humbjen e mundësisë me pasë një ministër në Qeverinë e Kosovës që kishte me qenë historik për komunitetin egjiptian”, theksoi Berisha në emisionin “Rrokum Roll” të Rrokum TV.

Ai ka prezentur një  marrëveshje të bërë me kryeministrin Haradinaj, që ky komunitet të ketë përfaqësim të denjë në poste të ndryshme udhëheqëse.


Berisha më tej ka theksuar se, në një periudhë 3-6 mujore do të sheh nëse kryeministri Haradinaj do ta implementojë këtë marrëveshje, në të kundërtën paralajmëron largimin nga koalicioni qeverisës, madje edhe pjesëmarrje në votim për rrëzimin e Qeverisë.

Berisha foli edhe për fenomenin e keqpërdorimit të fëmijëve të këtij komuniteti në raste të caktuara.

Ai ka bërë hirrje që fëmijtë e këtij komuniteti të largohen nga rruga dhe të dërgohen në shkolla. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3cl6Pikcxig

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori