LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton se do të ketë kushte më të mira për sportistët

Haradinaj premton se do të ketë kushte më të mira për sportistët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Besim Hasani.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton do të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, duke u premtuar atyre se do të gjendet shpejt mënyra për kompensimin e subvencioneve, të cilat nuk u janë paguar KOK-ut dhe Federatave në vlerë prej 1 milionë e 600 mijë euro, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Haradinaj e falënderoi kryetarin Hasani për kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar dhe pranimin e tij në shumë organizata sportive ndërkombëtare.

Gjatë takimit, u theksua nevoja që të nis zbatimi i Ligjit për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Nga ana e tij, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së re.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të ndërmerren të gjitha veprimet në përshpejtimin e studimit të fizibilitetit dhe nisjen e ndërtimit të Qendrës Nacionale për Sport si dhe stadiumit kombëtar të futbollit, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori