LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Kompanitë e mia nuk do të marrin pjesë në asnjë tender shtetëror

Angjushev: Kompanitë e mia nuk do të marrin pjesë në asnjë tender shtetëror

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, deklaroi se firma “Feroinvest” dhe kompanitë tjera që janë nën pronësi të tij, ndërsa ligjërisht kanë drejtues tjerë, nuk do të marrin pjesë në tenderët shtetëror.

Ai tha se tenderi i ELEM-it në të cilin ka konkurruar “Feroinvest” është nënshkruar në shkurt, para se të dihej kush do të jetë pjesë e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Angjushev shtoi se “Feroinvest” jo vetëm këtë tender, por nuk do të merr asnjë tender tjetër, ku nën anën tjetër partner do të jetë shteti.


Ai më herët mohoi konflikt interesash, pasi ai është pronar dhe jo drejtues i “Feroinvest, firmë e cila është paraqitur në tenderin milionësh të ELEM-it për rrypa gome për TEC Manastir./Telegrafi/