LAJMI I FUNDIT:

Ministri Valdrin Lluka: Aktakuza ndaj meje, kryekëput politike (Video)

Ministri Valdrin Lluka: Aktakuza ndaj meje, kryekëput politike (Video)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, për herë të parë ka folur për Aktakuzën e ngritur për veprën penale “konflikt i interesit”.

Lluka dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve, më 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën kishte qenë njëri prej themeluesve.

Ministri Lluka në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se aktakuza ndaj tij është politike dhe se është i bindur se do të dal i pafajshëm.


“Unë mendoj që është 100% aktakuzë politike, vetë fakti që ka tri vite që askush nuk merret me të nuk mund të qëndrojë peng me vite të tëra pa bërë asgjë. Ka qenë politike për arsye të ndryshme, faktet dhe dëshmitë të gjitha janë në favor timin”, ka thënë Lluka.

Ndërkaq, nëse Prokuroria atë e gjen fajtorë, Lluka ka thënë se nuk do të jetë më ministër.

“Nëse unë jam i dënuar për një vepër penale unë nuk do të duhej të vazhdojë ku jem Prokuroria më ka thirr më ka thënë prano fajësinë dhe po ta bëjë një dënim prej 300 euro”, ka thënë Lluka. /Telegrafi/