LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se politikës i ka mbetur veç një qellim: Mashtrimi i votuesve për t’ia marrë votën!

Krasniqi thotë se politikës i ka mbetur veç një qellim: Mashtrimi i votuesve për t’ia marrë votën!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se intelektualët e mbetur jashtë politikës, njerëzit e arsimit, të dijës e të edukimit me mediumet oponente që kanë qellim krijimin e opinionit, duhet t’i orientojnë e edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë kombëtare.

“Komunikim e degraduar si ta kthejmë në komunikim të kulturuar?

Kur të bërit e të marruarit me politikë ka vetëm përfitimin e parasë publike, por jo qëllimin e shërbimit të publikut, krijimin e shtetit të se drejtës, shtetit që krijon vende pune, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim të avancuar e shëndetësi publike, politikës i mbetet vetëm një qellim: mashtrimi i votuesve për t’ia marrë vetëm votën.


Kjo është evidente të të gjithë “politikëbërësit” tanë?! E veçmas ata që janë në krye të piramidës politike!

Ne situata të tilla, intelektualët e mbetur jashtë politikës, njerëzit e arsimit, të dijës e të edukimit me mediumet oponente që kanë qellim krijimin e opinionit publik, duhet t’i orientojnë e edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë kombëtare dhe dialogun me kulturë e edukatë që po i mungon shumë kohës sonë, mbase jo vetëm politikës.

Ndërprerja e komunikimit të degraduar në shoqërinë tonë, do t’i jepte një fillim të ri vendit e kombit tonë! Te kundërshtohemi, të polemizojmë ndonjëherë dhe ashpër, por ama me fakte e argumente, se mendimi uniformë nuk na duhet në asnjë segment të jetës!
A mundemi?

Kam besim e shpresë se mundemi, por jo kështu si ecëm deri tani në vitet e çlirimit e të pavarësisë. Na duhet një fillim i ri komunikimi në politikën shqiptare përgjithësisht!” (sic.), ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori