Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve. Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK). Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale. Nga partia Aleanca për Shqiptarët akuzojnë RDK-në dhe Unitetin për përçarje të votës shqiptare.
“Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e shqiptarëve, të krijohet konfuzion dhe amulli me qëllim që të ndalet përqafimi që shqiptarët i bëjnë Aleancës për Shqiptarët. Realisht ky nuk është sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët por është sulm ndaj shqiptarëve”, deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.
Aziri shton se subjekti të cilit ai i takon do të ndërmerr masa juridike deri tek Gjykata Administrative dhe KSHZ-ja. Ndërkohë Vesel Memedi i RDK-së, pjesë e Koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet lokale Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK) thotë se me partinë Uniteti posedon marrëveshje që koalicioni nga zgjedhjet parlamentare të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale.
“Nga ana ime dhe e Gëzim Ostrenit ka pasur një marrëveshje që sido që të vendos LR-PDSH, të mbetet ose të largohet, ne mbetemi si koalicion dhe vazhdojmë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet lokale. Prandaj nuk kemi çfarë të shtojmë. Është shumë e qartë se dhe e precizuar: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe ashtu do të garojmë në zgjedhjet lokale dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Logo dhe ngjyra janë të njëjta ashtu si të zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i RDK-së.
Alsat M mëson se deri tek Komisionet Komunale Zgjedhore dy Aleancat janë të regjistruara, njëra si subjekt dhe tjetra si koalicion. Si subjekt politik, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më 07 shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Uniteti RDK) për Komunat Dibër, Gostivar, Çair dhe Kumanovë është regjistruar më 14 shtator 2017 me adresë në Çair, nga personi i autorizuar me emrin Bashkim Memeti. Kontestuese mbeten ngjyrat dhe logoja e palëve edhe pse në pyetjet e Alsat-M dyja palët u shprehën se do të garojnë me logon dhe ngjyrat e njëjta nga zgjedhjet parlamentare.Në zgjedhjet e fundit parlamentare LR-PDSH, Uniteti dhe RDK garuan si koalicion parazgjedhor nën emrin Aleanca për Shqiptarët ku edhe siguruan tre ulëse në Kuvend, dy LR PDSH-ja dhe një RDK-ja./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DRORII5yJpQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë