LAJMI I FUNDIT:

Tahiri e sheh të vështirë formimin e ushtrisë së Kosovës

Tahiri e sheh të vështirë formimin e ushtrisë së Kosovës

Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve para dhe gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo, sipas analistit Ramush Tahiri ky ligj do të jetë i vështirë për Qeverinë e re të Kosovës.

Tahiri ka shpjeguar se për t`i votuar ndryshimet kushtetuese do të duhen të bindën 2/3 e minoriteteve, për të cilët ka shprehur dyshime se do të mund ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

“Do të nevojitën 2 të 3-tat e deputetëve të minoriteteve që votohet për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës. Tani duhet të pyetën dhe të binden serbët për këto ndryshime kushtetuese, në mënyrë që të transformohet FSK-ja në Ushtri të Kosovës, por unë nuk besoj që do të arrijë t`i bind ndokush, sepse deri më tani asnjë prej serbëve sado bashkëpunues të jetë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se do t♪7 votonte për ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Tahiri, për Indeksonline.


Ai thekson se ishte Lista serbe, ajo që kundërshtoi fuqishëm iniciativën e Presidentit Thaçi, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me anë të ligjit që parashihte këtë.

“Lista serbe, siç edhe kanë deklaruar vetë, marrin instruksione nga Beogradi zyrtar, dhe se do të jetë shumë e vështirë të binden që ta votojnë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, dhe këtë sigurisht e di Qeveria e re e Kosovës.