Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave pritet të jetë një nga sfidat edhe për Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.
Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit: kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Njohësit e çështjeve integruese evropiane rikujtojnë se që nga viti 2010, liderët e Kosovës kanë premtuar heqjen e vizave, ndërkohë që sipas tyre, ka munguar vullneti për të bërë edhe dy hapat e fundit.
Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se fillimi i punës së Qeverisë së re është më se i mirëseardhur, në veçanti sa i përket përmbylljes së çështjeve dhe obligimeve karshi Bashkimit Evropian.
Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë se kriteret e BE-së janë të qarta sa i përket liberalizimit të vizave dhe se, sipas saj, puna e Qeverisë së re duhet të fokusohet ndër të tjera në plotësimin e tyre.
Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se Kosova ka mbetur vonë në procesin e liberalizimit e vizave dhe si rrjedhojë, institucionet dhe liderët politikë duhet të bashkëpunojnë dhe t’i kryejnë obligimet në mënyrë që qytetarët të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Avni Mazreku, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë se procesi i liberalizimit të vizave është i bllokuar te çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ky bllokim, sipas Mazrekut, do të vazhdojë derisa nuk ka një kompromis nacional ndërmjet partive politike në pushtet dhe në opozitë.
Kurse, Fatmir Curri, po ashtu, njohës i integrimeve evropiane, thotë se Kosova vitin e kaluar e ka humbur mundësinë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për kosovarët, duke i caktuar dy kushtet e fundit, atë për luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Curri konsideron se tani kjo çështje për Kosovën ka ngecur keq.
“Evropa po përballet me një valë të madhe të migrimit masiv nga vendet e Afrikës së Mesme përmes Mesdheut, kryesisht përmes Spanjës dhe Italisë. Pastaj vetë azilkërkuesit nga luftërat e Sirisë kanë nxitur reagime te vendimmarrësit e BE-së dhe te popullata rreth gatishmërisë për të pranuar vende të reja që t’u hiqen vizat”, thotë ai. “Natyrisht, ne presim angazhim dhe dinamikë të shtuar, sidomos te kriteri i parë për Kosovën i cili është më i prekshëm sa i përket luftimit të korrupsioni dhe krimeve të larta që e ka cekur Komisioni Evropian”.
Për shkak të mospërmbushjes së kritereve të fundit, qytetarët e Kosovës mbeten ende të vetmit në këtë pjesë të Evropës të izoluar. Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?