LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia përkrahës i të drejtave të njeriut dhe paqes në botë

Zaev: Maqedonia përkrahës i të drejtave të njeriut dhe paqes në botë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me ambasadorin e SHBA-ve, Jess Baily për konsultime në lidhje me Mbledhjen e 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju Jork nga 17 deri më 23 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim ambasadori Baily edhe njëherë përshëndeti përkushtimin dhe mundin që jep Qeveria e re reformiste, si dhe sukseset e arritura brenda 100 ditëve të para, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. Ai i tregoi pozitat e SHBA-ve në Mbledhjen e OKB-së dhe qëndrimet e tyre për çështjet aktuale botërore dhe paqet dhe sigurinë në botë.

Ambasadori Baily poashtu i përmendi sfidat e përbashkëta sa i përket luftës kundër radikalizimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, shtimin e armëve për shkatërrim masiv si kërcënim për sigurinë në botë, nevojën për aksion të përbashkët për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e dialogut si mjet i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kombeve.


Kryeministri Zaev përsëriti vendosmërinë e kësaj Qeveria në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shtuar se pozicionet e saj në skenën ndërkombëtare do t’i krijojë në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë dhe partnerët strategjik. Ai shtoi se Maqedonia do të përkrahë të gjitha veprimet në OKB në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për përmirësimin e sigurisë dhe paqes në botë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori