LAJMI I FUNDIT:

Alderweireld i frustruar me Tottenhamin shkaku i kontratës, Chelsea dhe Liverpooli pas tij  

Alderweireld i frustruar me Tottenhamin shkaku i kontratës, Chelsea dhe Liverpooli pas tij  

Qendërmbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld ka theksuar se frustrimet e rreth kontratës së tij nuk do të ndikojnë në formën e tij.

Alderweireld është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën londineze dhe ka hasur në vështirësi për rinovimin e saj.

Kështu, Chelsea dhe Liverpooli kanë qenë të lidhura ngushtë me mbrojtësin belg, pasi kontrata e tij është afër skadimit.


“Jam duke u përpjekur të përqendrohem në fushë, duke u përpjekur të ndihmoj ekipin, të jap cilësinë time në fushë – kjo është e rëndësishme dhe pjesa tjetër do të vijë”, ka thënë fillimisht Alderweireld për talkSPORT.

“Kam babanë dhe agjentin tim që po e zgjidhin këtë lloj gjëje, problemet në lidhje me vazhdimin e kontratës”.

“Unë, jam këtu për të luajtur futboll, për të fituar trofe me Spurs dhe për të dhënë më të mirën për ekipin”.

“E bëra atë që nga dita e parë dhe do ta bëj edhe tani”, përfundoi mbrojtësi i fuqishëm belg. /Telegrafi/