LAJMI I FUNDIT:

Qeveria publikon raportin për punën e ministrive në 100 ditët e para (Dokument)

Qeveria publikon raportin për punën e ministrive në 100 ditët e para (Dokument)

Qeveria sot ka publikuar raportin për punën e saj 100 ditore, në të cilin janë përmbledhur rezultatet e punës së gjithë ministrive.

“Rezultatet u arritën pas një situate jashtëzakonisht komplekse dhe krize në vendin tonë. Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë filloi një epokë të re në një mjedis krejtësisht të ri politik të dominuar nga transparenca, llogaridhënia dhe politika që janë me interes për të gjithë qytetarët”, thonë nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se masat për kursim që janë përforcuar me ribalancin e buxhetit tregojnë një rritje të fondeve në buxhet.


Ndër të tjera, thonë se është larguar praktika e sekretit nga gjithë dokumentet të cilat kanë të bëjnë me harxhimin e parave të qytetarëve.

Raportin e plotë të qeverisë në gjuhën maqedonase mund ta lexoni këtu./Telegrafi/