LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Dy marrëveshje të këqija

Krasniqi: Dy marrëveshje të këqija

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga kjo që ai po e sheh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur.

“Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:


“Dy Marrëveshje të këqija

1. Marrëveshja për Demarkacionin kështu si është, është një e keqe e madhe për Republikën e Kosovës, por në ketë fatkeqësi mund të ketë vetëm një fat?! Fati është vetëm nëse Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thonë Jo Ratifikimit të kësaj Marrëveshje.

2. Marrëveshja e dytë është më e keqe se e para dhe kjo është Marrëveshja e 19 prillit 2013 e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila për çdo ditë të kaluar, shtetin e Kosovës po e bënë jo funksional. Ky jo funksionalitet, sigurisht jo vetëm me fajin e asaj marrëveshje, po e dërgon shtetin tonë drejtë falimentimit dhe ky fakt është tepër i dhimbshëm.

Nga kjo që po e shoh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur?! Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin.

Faji i këtyre marrëveshjeve të këqija është i adresuar të të dy qeveritë e kaluara.” (sic), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori