Policia jep detajet e vrasjes në Pejë: Viktima u qëllua me sëpatë, dorasi është arrestuar
Policia e Kosovës konfirmon se një person është vrarë në qytetin e Pejës, deri sa një tjetër ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Rrugën “Muharrem Kelmendi”.
Lidhur me rastin, policia e rajonit të Pejës ka bërë me dije personi ka mbetur i vdekur pas lëndimeve të shkaktuara nga goditja me sëpatë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës Pejë, Njësia Rajonale e Hetimeve, në bashkëpunim edhe me njësite tjera policore, sot më datë 14 shtator 2017 ka arrestuar personin e dyshuar shtetasin F. Ll.( 1971) për shkak të dyshimit bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes së shtetasit I.G.(1936) dhe plagosjes së shtetasit F.G.(1985)”.
“Policia e Kosovës sot rreth orës 15:10 ka pranuar informacion se në rr.” Muharrem Kelmendi” në Pejë, kishte një incident me persona të plagosur. Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në lokacione tjera të nevojshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
“Sipas të dhënave hetimore, mësohet se i dyshuari pasi që e ka kanosur viktimën I.G., të njëjtin e ka qëlluar me sëpatë në kokë, me ç’rast viktima është transportuar me ndihmën e qytetarëve deri në Spitalin rajonal në Pejë dhe përkundër përpjekjeve të ekipit emergjent mjekësor për t’i shpëtuar jetën i njëjti ka ndërruar jetë në ora 16:04”.
“Ndërsa viktima tjetër F.G. është hasur nga policia në vendin e ngjarjes, në një pozitë gjysmë të shtrirë me një pistolete në dorë, ai kishte dy plagë nga arma e zjarrit. Policia e çarmatos personin dhe njofton autoambulancën e cila nga vendi i ngjarjes e transporton viktimën ne spitalin rajonal Pejë”.
Policia me tej tregon se ka arrestuar personin e dyshuar nga i cili e konfiskon armën me të cilën është plagosur viktima F.G.,po ashtu ka konfiskuar mjetin (sëpatën) me i cilën është plagosur viktima I.G.(tani i vdekur)
Sipas njoftimit mjekësor gjendja shëndetësore e personit plagosur është e rëndë, por stabile. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen
“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” – zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit
Universiteti Teknik i Stambollit në Tiranë, Rama: Marrëveshja e shumëpritur
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës
Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Kurti emëron Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim
Begaj i “ankohet” Erdogan për zyrën e vogël: Po i them Edit për një ndërtesë tjetër
Marrëveshje bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë, Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand