LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e Meta diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik-politik

Pacolli e Meta diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik-politik

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri, është takuar me presidentin Ilir Meta me të cilin ka diskutuar për çështje të interesit të përbashkët.

Përveç diskutimit rreth koordinimit të përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik, e posaçërisht forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është diskutuar edhe për çështje të përbashkëta rreth lehtësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.


Me këtë rast, Pacolli ka propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.

Për këtë është dakorduar me palën shqiptare që të punohet në menaxhimin e përbashkët të  kufirit sipas standardeve evropiane.

Vazhdimi i hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë në Kopenhagë dhe Hamburg, si dhe blerja e godinave të përbashkëta është diskutuar, gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori