LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha te nxënësit e Prishtinës mbetet shqetësuese

Mbipesha te nxënësit e Prishtinës mbetet shqetësuese

Numri i madh i fëmijëve obez në Komunën e Prishtinës, kryesisht në qytet po mbetet mjaft i madhe dhe shqetësuese.

Kështu u tha gjatë publikimit të rezultateve në Komunën e Prishtinës, pas vizitave që u janë bërë nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të nënta të kryeqytetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se identifikimi i hershëm i anomalive, posaçërisht i organeve është tejet i rëndësishme për jetëgjatësinë dhe shëndetin e fëmijëve.


Ai ka rekomanduar edhe komunat e tjera që të aplikojnë këto vizita të rregullta.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia ka vlerësuar punën e doktorëve të cilët kanë kryer kontrollet e fëmijëve për katër vite radhazi, me ç’rast kanë identifikuar dhjetëra raste të anomalive.

Doktor Nexhmedin Hoti ka vlerësuar punën sistematike që po bëhet në shkollat e Komunës së Prishtinës, si një punë shumë specifike e cila mundëson identifikimin dhe trajtimin e atyre fëmijëve që kanë anomali.

“Këto vite na kanë dalë problematike fëmijët me mbipesha. Ata po na rriten me mbipeshë, gjë që është shumë shqetësuese”, tha ai.

Edhe doktoresha Teuta Hoxha ka thënë se nga 51 shkolla sa janë përfshirë, mbetet shqetësues numri i fëmijëve që janë obez ku sipas saj, numër më të madh të fëmijëve obez ka në qytet.

“60 përqind e fëmijëve të cilët kanë një peshë të tepruar në fëmijëri, kjo peshë do të sillet edhe në moshat e rritura, duke e ditur se obeziteti është faktor që shkakton shumë sëmundje, andaj më mirë është të parandalohet se sa të shërohet”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori