LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Mitrovicës kërkuan ndihmë 116 persona me simptoma të helmimit

Në Spitalin e Mitrovicës kërkuan ndihmë 116 persona me simptoma të helmimit

Njoftohet se 116 persona, kryesisht të rinj, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës, “Dr. Sami Haxhibeqiri”, me simptoma të helmimit.

Në një komunikatë për media nga QKUK, thuhet se zyra e drejtorit të Përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, (SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “Dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, sot nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste  të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, raporton Telegrafi.

Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht  të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës,  kanë kërkuar  ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm.


Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional”.

Ndërkohë,  nga mjekët kujdestar në Klinikën Infektive, raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe janë jashtë rrezikut.

Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por  ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër.

SHSKUK, ka angazhuar të gjitha kapacitetet  profesionale  dhe është i gatshëm të ofrojë kujdesin shëndetësor në rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore, thuhet në komunikatën e drejtorit të SHSKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori