LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Gruevski ka harxhuar 225 milionë euro për investitorë të huaj

Qeveria: Gruevski ka harxhuar 225 milionë euro për investitorë të huaj

Qeveria e Nikolla Gruevskit për 10 vite ka harxhuar 225 milionë euro për 25 kompani – investuese të huaja, të cilat kanë punësuar gjithsej 20 mijë persona.

Në bazë të të dhënave të “Analizës së harxhimeve – krahasim me rezultatet e investimeve të huaja direkte në Maqedoni në periudhën 2007 – maj 2017”, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, tha se një i punësuar tek investitorët e huaj i ka kushtuar shtetit 11 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Boshnjakovski potencoi se nuk bëhet fjalë për persona të rinj të punësuar, por janë marrë punëtorë nga ekonomia e Maqedonisë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se me kompanitë e huaja kanë biseduar ministrat dhe këshilltarët, ndërsa nuk ka pasur asnjë kriter për negociata dhe marrëveshjet janë nënshkruar fshehurazi.

Bosnjakovski theksoi se ka marrëveshje që akoma kanë afat dhe se qeveria do t’i përmbushë ata në mënyrë të plotë. Ai shtoi se nuk dihet sa ka qenë paga mesatare e punonjësve në ato kompani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori