LAJMI I FUNDIT:

Zjarri nga furra e bukës shkakton dëme të mëdha në Dellçevë (Video)

Zjarri nga furra e bukës shkakton dëme të mëdha në Dellçevë (Video)

Akoma është aktiv zjarri mbi Komunën e Dellçevës, i cili mbrëmë kaploi fshatrat Dramçe, Kiselica dhe Selnik.

Dëme të mëdha ka shkaktuar zjarri, i cili sipas autoriteteve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka filluar nga një shtëpi në furrë buke dhe nga era e fortë dhe bari i thatë është zgjeruar në pyllin që gjendet afër, ku edhe kaploi hapësira të mëdha në fshatrat Dramçe dhe Selnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në lokalizimin e zjarrit është dashur të intervenojnë edhe avionët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa ka pasur momente që për shkak të terrenit të paarritshëm ka qenë e pamundur funksionimi i makinerive.

Zjarri akoma është aktiv dhe nuk dihet sa është hapësira e djegur, ndërsa në shuarjen e tij që po vazhdon edhe sot përkrah zjarrfikësve të Dellçevës dhe Makedonski Kamenica, janë bashkangjitur edhe qytetarë vullnetarë./Telegrafi/

Posted by Кирчо Анастасов on Dienstag, 12. September 2017