LAJMI I FUNDIT:

Gecaj, Bulliqit: Dikur na akuzoje për koalicionin me PDK-në, sot je futur nën sqetullën e tyre

Gecaj, Bulliqit: Dikur na akuzoje për koalicionin me PDK-në, sot je futur nën sqetullën e tyre

Bajram Gecaj, këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Shpejtim Bulliqi më në fund ka shkuar në strofullin e vet.

“Ai që dje na akuzonte me agresivitet për koalicionin me PDK-në, sot është futë plotësisht nën sqetullën e tyre dhe të patronëve të tij të mëhershëm”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë:


BULLIQI MË NË FUND NË STROFULLEN E VET
Në Gushtin e vitit të kaluar kisha postuar një shkrim tanimë profetik; pra, në fund të shkrimit kisha thënë se “…e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit…”. Kjo tanimë është bërë e qartë si kristali. Ai që dje na akuzonte me agresivitet për koalicionin me PDK-në, sot është futë plotësisht nën sqetullën e tyre dhe të patronëve të tij të mëhershëm.
Për shkaqe mediatike dhe shpërndarje (largim) të fajit (përgjegjësisë), Ramush Haradinaj kishte emëruar dikur Nysrete Kumnovën në krye të komisionit qeveritar për personat e pagjetur, por…. Të njëjtin fat do ta ketë edhe Bulliqi.
Shkrimi i vitit të kaluar:
“Shpejtim Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori