LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë

Rakiq: Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë
Foto: Arkiv

Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS.

“Nuk do të shantazhojmë, nuk do t’ua fusim gishtin në sy shqiptarëve, por do të jemi një gur në këpucë për ta, që t’ia rikujtojmë Prishtinës detyrimet që ka”, ka thënë Rakiq, përcjell REL.

Ai ka thënë gjithashtu se mund të garantojë “100 për qind se Asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe do të formohet së shpejti”.


“Ky ka qenë kushti ynë, por njëkohësisht është edhe detyrim ndërkombëtar. Prishtina obligohet me Marrëveshjen e Brukselit, nënshkruese e së cilës është, që sa më parë të mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Rakiq.

Lista Serbe përfaqëson serbët e Kosovës në qeveri dhe Kuvend.

Në kuadër të marrëveshjes për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila mori bekimin e Kuvendit të shtunën më 9 shtator, Listës Serbe i janë ndarë tri ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori