LAJMI I FUNDIT:

Drogba i impresionuar nga Morata

Drogba i impresionuar nga Morata

Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba beson se Alvaro Morata tashmë ka filluar të përballojë pritjet e tij në Stamford Bridge.

Sulmuesi i Spanjës, Morata, i cili erdhi si transferim nga Real Madridi për një shifër rekord prej 60 milionë funte në muajin korrik, ka regjistruar tre gola dhe dy asistime në katër paraqitjet e tij të para në Ligën Premier.


Treshja e të rinjve të Real Madridit që po kërkon të lërë gjurmë në Ligën Premier (Foto)
Lexo po ashtu Treshja e të rinjve të Real Madridit që po kërkon të lërë gjurmë në Ligën Premier (Foto)

24-vjeçari hapi rezultatin në fitoren 2-1 ndaj Leicester City të shtunën, një rezultat që çoi Chelsea në një pikë prapa liderëve të Manchester Unitedit e Cityt, dhe është gati për të bërë debutimin e tij të parë për klubin në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut të martën.

Drogba, i cili shënoi 164 gola gjatë një karriere të shkëlqyeshme me Chelsean dhe aktualisht luan në skuadrën nga liga e dytë amerikane, Phoenix Rising FC, është jashtëzakonisht i impresionuar nga fillimi i Moratës në Londër.

Morata: Kritikët po më vrasin te Chelsea
Lexo po ashtu Morata: Kritikët po më vrasin te Chelsea

“Ai po shënon gola që janë duke fituar ndeshje, kështu që unë jam shumë i lumtur për të dhe për klubin”, ka thënë fillimisht Drogba për Sky Sports News.

“Është shumë e rëndësishme për të shënuar. Si sulmues, kur filloni me një ekip të ri, njerëzit kanë shpresa të mëdha”.

Festa e Moratas tek njëri nga golat me Chelsean

“Kur i përshtatni ato shpresa, ju jeni vetëm të lumtur dhe golat vazhdojnë të vijnë”.

“Unë shpresoj se ai do të ketë një sezon të madh, sepse na duhet kjo”, përfundoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/