Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, me një kërkesë publike drejtuar Qeverisë Haradinaj dhe opozitës që të bashkohen dhe ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale.
Kjo organizatë nëpërmjet një komunikate ka thënë se presin që plotësimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krimet e luftës të jetë çështja e parë që do t’iu bashkojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
“Dërgimi i kriminelëve serbë në këtë gjykatë nuk guxon që të jetë pjesë e listës së gjatë të përçarjeve midis jush, por përkundrazi, duhet të jetë fillimi i zbutjes së tensioneve dhe përafrimit midis jush. Përçarjet midis jush, parti shqiptare pjesëmarrëse në qeverinë e re të Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy partive opozitare – VV dhe LDK – që këtyre ditëve po marrin përmasa të ashpra dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës janë grumbullim i gabimeve të rënda në shumë sektorë të jetës së përditshme gjatë plotë 18 viteve që nga përfundimi i luftës.
Një nga këto gabime të rënda është edhe miratimi i ligjit selektiv për gjykatën speciale për krime të luftës, i cili në formën e tij aktuale është asgjë tjetër veç amnistim i vrasësve serbë dhe përgjegjësve të tjerë të Serbisë për krimet e luftës 1998-1999 ndaj popullatës shqiptare të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të kësaj sho qate.
Më tej thuhet se përkundër acarimeve të skajshme midis jush, familjarët e afro 1.3000 viktimave civile të luftës e 20,000 grave e vajzave të përdhunuara nga kriminelët serbë, vazhdojmë tash e një vit duke iu bërë thirrje që të gjithë juve parti politike shqiptare, në pushtet dhe opozitë, gjatë qeverisë e parlamentit të kaluar dhe tash në qeverinë e re, Ramush Haradinajt e parlamentit të ri, që të plotësoni këtë ligj të mbrapshtë në mënyrë që në këtë gjykatë të gjykohen edhe kriminelët serbë që tash e 18 vite gjenden të lirë në Serbi, të mbrojtur nga shteti serb në krye me Aleksandar Vuçiçin.
“Përçarjet dhe acarimet midis jush, parti shqiptare në pushtet dhe në opozitë, në asnjë mënyrë nuk janë arsye që ju të mos mund të gjeni të paktën një pikë bashkimi të përkohshëm. Prandaj, ju ftojmë dhe kërkojmë me ngulm nga të gjithë ju që të plotësoni këtë ligj dhe të mundësoni gjykimin e vrasësve të më të dashurve tanë, pikërisht atje në Hagë. Kërkojmë nga qeveria e Zotëri Ramush Haradinaj që t’i propozojë parlamentit të Kosovës plotësimin e ligjit për gjykatën speciale.
Në këtë opsion, kërkojmë që VV dhe LDK që ta përkrahin atë dhe të votojnë në favor të këtij propozimi. Në rast se qeveria e zotëri Ramush Haradinajt nuk do ta bëjë këtë propozim në parlament për plotësimin e ligjit në fjalë, kërkojmë që këtë ta bëjë opozita, VV dhe LDK. Në këtë opsion, kërkojmë që partitë shqiptare pjesëmarrëse në qeverinë e re, ta përkrahin propozimin për plotësimin e ligjit. Për ne familjarët e viktimave të luftës, nuk është me rëndësi se kush e propozon plotësimin e këtij ligji. Për ne me rëndësi është plotësimi i tij dhe gjykimi i kriminelëve serbë dhe i Serbisë për krimet e luftës ndaj më të dashurve tanë”, thuhet në komunikatë.
Plotësimi i këtij ligji, sipas tyre, duhet që të shoqërohet edhe me vendimin detyrues nga parlamenti që ta kushtëzojë dialogun me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës dhe deri sa të dërgohen vrasësit serbë dhe përgjegjësit e tjerë të Serbisë para drejtësisë në këtë gjykatë për të gjitha krimet e luftës ndaj më të dashurve tanë.
“Le të jenë pra, plotësimi i ligjit për gjykatën speciale dhe kushtëzimi i dialogut në fjalë, çështjet e para që do t’ju bashkojnë në këto momente të rënda të përçarjes midis jush. Që të gjitha ju, parti politike shqiptare dhe deputetë shqiptarë të Kosovës, vazhdimisht pretendoni se jeni në ngjitur në pozitat tuaja në qeveri dhe parlament për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe për të mirën e Kosovës.
Prandaj, dëshmojini këto pretendime. Dëshmojeni veten : Plotësojeni këtë ligj të mbrapshtë e mos lejoni amnistimin e kriminelëve të Serbisë me injorimin tuaj ndaj kërkesë sonë së shenjtë për drejtësi. Ne duam drejtësi për vuajtjet dhe krimet që na i shkaktoi Serbia. Kjo drejtësi tash është në duart tuaja : PDK, AAK, AKR, NISMA, VV, LDK dhe ALTERNATIVA e askujt tjetër. Plotësojeni ligjin për gjykatën speciale. Mundësoni dërgimin e kriminelëve të Serbisë në Hagë për gjykim për krimet e luftës ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos