LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë propozim-ligj për rritje të pensioneve

OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë propozim-ligj për rritje të pensioneve

Në konferencë për shtyp, deputeti i OBRM-PDUKM informoi se deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” nesër do të dorëzojnë propozim-ligj në Kuvend për rritjen e pensioneve për 650 denarë të rreth 300.000 mijë pensionistëve në vend dhe shtoi nëse miratohet ky ligj, me përkrahje të 10 deputetëve tjerë krahas koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, atëherë nga mujai shkurt i vitit të ardhshëm pensionistët do të marrin 650 denarë më tepër, siç qenka praktika gjatë periudhës së OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, parashihet në vitin 2018 për të gjithë llojet e pensioneve pa dallim se a janë më të larta ose më të ulëta, me këtë ligj të harmonizohen në mënyrë që shuma e përgjithshme e pensioneve nga dhjetori i këtij viti të rritet për 5 për qind”, tha Milloshoski.

Milloshoski tha se ky është edhe një projekt që ishte premtim i OBRM-PDUKM gjatë kampanjës parazgjedhore dhe ata duan të jenë të ndershëm ndaj qytetarëve dhe pensionistëve që kanë votuar për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori