LAJMI I FUNDIT:

Hasani, Beka, Hoti, Dreshaj, Berisha dhe Rrahmani – deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës

Hasani, Beka, Hoti, Dreshaj, Berisha dhe Rrahmani – deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e koalicionit qeverisës të cilat tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t’ia lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidatit të PDK-së dhe Behgjet Pacollit i cili ia liron vendin një kandidati të LDK-së.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që deputetin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK me 9578 vota, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka nga PDK me 9234 vota.

Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti me 9182 vota.


Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së me 9180 vota. Kurse, në vend të Rrustem Berishës, deputet do të bëhet Bekë Berisha nga AAK me 9100 vota.

Në vend të Behxhet Pacollit, i do të bëhet deputeti Imet Rrahmani nga LDK me 7272 vota. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori