LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës raporton se gjatë pesë ditëve në vijim, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e martë vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje nën vlerat e normales. Indeksi UV mbetet i lartë në orët me diell (të hënën në orët e mesditës).

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 11m/s. /Telegrafi/