LAJMI I FUNDIT:

Kozniku: I gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës

Kozniku: I gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës

Albert Bunjaku i ka vetëm edhe 180 minuta në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

Largimi i tij nga kreu i bankinës së përfaqësueses sonë, tashmë është zyrtarziuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).


Sfida me Ukrainën dhe Islandën që luhen në muajin tetor, janë të fundit që drejtohen nga Bunajku. Ndërkohë, FFK qysh tash është duke menduar për pasardhësin e Bunjakut.

Në opinion flitet për disa emra që mund të marrin ‘timonin’ e përfaqësueses sonë.Një ndër emrat e përfolur për të marr drejtimin e Kosovës është ish-futbollisti i famshëm, Ardian Kozniku.

Kozniku me prejardhje nga Gjakova, por që kulmin e karrierës së tij e kishte arritur me Kombëtaren e Kroacisë, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i gatshëm të marr drejtimin e përfaqësueses sonë. Ai thotë se edhe më parë ka bërë të ditur se është i gatshëm për marr ta drejtoj Kosovën, por sipas tij, kjo çështje nuk varët nga ai, por nga njerëzit që janë në krye të futbollit.

“Pyetje më vend, por e vërtetë se dëgjojmë, po i përcjellim mediat për kryetrajnerin dhe se askush nuk është i përjetshëm në ekipe. E sa i përket pyetjes suaj përgjigja ime është se unë e kam thënë disa herë, më vite e kam thënë se jam i gatshëm, jo veç unë, por janë edhe disa të tjerë, unë, Lorik Cana, Besnik Hasi, mirëpo, unë jam i gatshëm në këtë moment, e kam thënë dhe e them jam i gatshëm, nuk varet prej meje, por varët nga njerëzit që janë të kyçur, por unë nuk kam asgjë konkrete dhe vetëm premtime, e tash të shohim, presim…”, ka thënë Kozniku.

Kozniku, i cili jeton në Kroaci, ka folur edhe për karrierën e tij futbollistike. Ai thotë se majat e karrierës i ka arritur me Kombëtaren e Kroacisë, por sipas tij, ai ka përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës, pasi që në atë kohë Kosova nuk ishte pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.

“Unë i lindur në Kosovë, gjakovarë, shqiptar, megjithëse se karrierën nuk e kam bërë në Kosovë, kulminacionin e kam arritur më ekipin e Kroacisë. Unë jam krenar që kam luajtur për reprezentacionin e Kroacisë, dhe për fat të keq Kosova atëherë nuk ka qenë e pranuar, kështu që kam luajtur për Kroacinë, por unë edhe pse nuk kam luajtur për Kosovën ka dhënë një pasqyre për futbollin kosovar për shkak se vijë prej Kosovës”, tha Kozniku.

Ai nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet e përfaqësueses së Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.Sipas tij, përveç barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë, në gjitha ndeshjet tjera, Kosova ka zhgënjyer më paraqitjet në ndeshjet e deritashme.

Kozniku se ‘timonieri’ i ri i Kosovës do të ndërtojë një skuadër kompakte për sfidat e radhës, veçmas kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.

Performanca e madhe e ekipit dje dhe rezultati pozitiv kundër një United të fortë! Atmosfera në stadium ishte e mahnitshme dje! Faleminderit për mbështetjen tuaj besnike dhe përkushtimin

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori