LAJMI I FUNDIT:

Nadal në finale të US Open

Nadal në finale të US Open

Rafael Nadal ndryshe prej rivalit të tij të madh, Roger Federer, ka arritur të jetë në finale të turneut të hapur amerikan US Open.

Tenisti spanjoll ka triumfuar kundër argjentinasit Juan Martin Del Portro, i cili në çerekfinale kishte mposhtur Federerin.


Nadal pas një loje të shkëlqyer dhe tre orë loje fitoi me rezultat 3-1, në sete 4-6, 6-0, 6-3 dhe 6-2.

Pengesa e fundit e 31-vjecarit nga Mallorca, do të jetë afrikanojugori Kevin Anderson, i cili spikati në gjysmëfinalen tjetër duke mposhtur 3-1 iberikun tjetër Pablo Carreno Busta.

Theksojmë se për Nadalin ky do të ishte titulli i 16 në ndonjë Grand Slam. /Telegrafi/