LAJMI I FUNDIT:

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Britani të Madhe

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Britani të Madhe

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka njoftuar se sot në Akademinë e Trajnimit Fizik të Ushtrisë Britanike kanë diplomuar dy oficerë të FSK-së, Gentiana Karpuzi dhe Emir Vallas.

“Sot, së bashku me Gjeneral Zymer Halimin dhe Kolonel Naim Hazirin nga Forca e Sigurisë e Kosovës, morëm pjesë në ceremoninë e diplomimit të dy oficerëve të FSK-së, Gentiana Karpuzi dhe Emir Vllasa, në Akademinë e Trajnimit Fizik të Ushtrisë Britanike”, ka thënë Greiçevci.

Sipas tij, bazuar në përzgjedhjen dhe stërvitjen rigoroze, kjo akademi radhitet si një nga programet më të vështira për t’u përfunduar.


“Oficerja Karpuzi mori edhe një mirënjohje të veçantë për rezultate të larta në trajnim. Të dy oficerët, të diplomuar sot, do t’i zbatojnë në FSK shkathtësitë e tyre të fituara në këtë akademi prestigjioze, bazuar në standardet më të larta ushtarake”, ka theksuar ambasadori.