Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me një sfidë të madhe. Sigurimi i pensioneve për veteranët e luftës, numri i të cilëve po rritet për çdo ditë.
Ata për muajin që shkoi kanë marrë vetëm nga 50 euro pasi që Qeveria në detyrë nuk ka pasur mjete për t’i paguar ata pasi që rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet nga institucionet në detyrë.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress thotë se momentalisht çështja e veteranëve është e ngrirë, pasi që nuk ka mjete për ta dhe se këtë obligim e ka Qeveria e re.
Ai sqaron edhe të gjithë situatën për buxhetin për pensionet e veteranëve të luftës.
“Buxheti i ndarë për veteranët për vitin 2017 ka qenë 38 milionë euro dhe pagesat janë bërë me rregull me përjashtim të muajit të fundit, për shkak se tash numri i veteranëve ka mbërri mbi 33 mijë e 178. Ka qenë një vendim i përbashkët që e kemi marrë në Zyrën e Kryeministrit së bashku me Ministrinë e Punës, Shoqatat iu kemi ndarë 1.7 milion euro sa ka qenë mbetja në mënyrë lineare gjithë veteranëve edhe me këtë është përmbyll buxheti që është ndarë. Për të plotësuar nevojat tjera që janë këtë vit edhe për shkak të mos funksionimit në kohë të Komisionit për riklasifikim nevojiten edhe rreth 28 milionë euro. Këto mjete tani për momentin nuk janë për veteranët. Por Qeveria në momentin që vjen edhe Kuvendi të bëhet funksional, kanë mundësi ta rishikojnë ligjin për Buxhet edhe Ligjin për veteranët në mënyrë që ta plotësojnë këtë kërkesë ose minusin që është sivjet që të vazhdohet të jetë funksional Komisioni për riklasifikim në mënyrë që me qenë brenda rregullatives dhe brenda marrëveshjes me FMN-në”, tha Krasniqi.
Ai thotë se Komisioni duhet të formohet dhe të bëhet klasifikimi i listave në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pensionet e tyre pasi që ata nuk janë fajtorë për situatën e ndodhur.
Në lidhje me këtë çështje Krasniqi shpreson se do të gjendet një mirëkuptim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se Qeveria e re duhet t’i rishikojnë ligjet e lartpërmendura të klasifikojnë listat, ose në të kundërtën duhet të gjejnë fonde për veteranët.
“Nëse duam të jemi brenda objektivave me FMN-në me programet që i kemi harmonizuar me ata duhet shpejt me u bërë këto dy veprime në mënyrë që së paku në buxhetin e vitit 2018 me qenë një buxhet i qëndrueshëm duke i përfshirë edhe veteranët . Nuk ka zgjidhje tjetër. Edhe FMN-ja duhet me ta kuptojë. Por në rast se nuk ndodh riklasifikimi, Qeverisë i mbetet ta plotësojë kërkesat që janë ligjore. Pavarësisht po themi tani obligimeve me FMN-në e që besoj edhe për këtë do të gjendet një mirëkuptim”, tha Krasniqi.
Ndryshe, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë në detyrë, është diskutuar për mungesë buxheti për veteranët e që kryeministri në detyrë ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet së shpejti në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pagat e tyre. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë