Njerëzit kanë qenë duke i përdorur veturat për transport për më shumë se 100 vite, dhe tani veturat konsiderohen si forma kryesore e transportit.
Por fatkeqësisht, transporti me veturë përveç që shkakton dëme në ambient dhe jua harxhon financat, gjithashtu edhe e parandalon aktivitetin fizik, transmeton Telegrafi.
Në Londër, më shpejt arrini diku me biçikletë sesa me një veturë, pasi që çdo shtet ka qytete ku trafiku është i jashtëzakonshëm.
Duke marrë parasysh këtë, tani shumë qytete të njohura ndërkombëtare kanë filluar të krijojnë zona për këmbësorë ku trafiku automobilistik është i ndaluar.
Kopenhaga, Danimarkë
Kopenhaga e ka numrin më të vogël të veturave në Evropë. Në vitet e 1960’ta, komuna kishte filluar të krijonte zona për këmbësorë, ndërsa sot Kopenhaga ka mbi 320 kilometra shtigje për biçikleta, e njëkohësisht është duke planifikuar të zhvillojë ‘autostrada’ për biçikleta në mënyrë që të arrihet më lehtë në zonat e afërta rurale.
Hamburgu, Gjermani
Pavarësisht se në këtë qytet nuk janë të ndaluara strikt veturat, qyteti është duke u munduar të bëjë të pamundurën që qytetarët të fillojnë të ecin dhe t’i shfrytëzojnë biçikletat dhe transportin publik si transport kryesor. Një projekt gjithashtu ka filluar të ndërtohet me qëllim që të ndërtojë rrugë enkas për ecje dhe çiklizëm. Në 20 vitet e ardhshme, qyteti planifikon të ketë shumë parqe, shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorë, transmeton Telegrafi.
Madridi, Spanjë
Shumë rrugë në qendër të qytetit të Madridit janë zona ku nuk përdoren veturat dhe çdo kush që hyn me veturë duhet të paguajë një gjobë prej 100 dollarëve. I vetmi përjashtim është për banorët e lagjes. Gjithashtu, personat të cilët kanë vetura të cilat e ndotin më shumë ajrin, duhet të paguajnë më shumë para për parking.
Parisi, Francë
Dy vite më parë, nivelet e mjegullës ishin rritur në mënyrë drastike në Paris, prandaj kryesia e qytetit kishte vendosur t’i ndalojë veturat me tabela regjistrimi me numra çift për një ditë, dhe në ditën tjetër veturat me tabela regjistrimi me numra tek. Ky plan kishte funksionuar dhe niveli i ndotjes së ajrit ishte zvogëluar për 30 për qind.
Deri në vitin 2020, qyteti planifikon ta rritë numrin e shtigjeve të biçikletave dhe t’i lejojë vetëm veturat elektrike të futen në qendër të qytetit.
Milani, Itali
Komuna e qytetit të Milanit u dhuron bileta falas të transportit publik qytetarëve të cilët vendosin t’i lejojnë veturat në shtëpi me qëllim. Të gjitha veturat janë të regjistruara në një sistem të veçantë. Kur një veturë qëndron e parkuar, pronari i veturës fiton para për një biletë autobusi apo biletë treni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025