Ish-kryetari i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti, ishte një nga të ftuarit e shumtë të Blendi Fevziut në shënimin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion”.
Fevziu e ka ngacmuar Kurtin duke i thënë se ai nuk e donte asnjëherë zyrën dhe tani në një mënyrë është pjesë e saj.
“Kur dola nga burgu, kisha dëshirë të rrija në natyrë e jo në hapësira të ngujuara. Tash edhe vetë jam deri diku pjesë e kësaj, por pushtetin e mendoj me një distancë të brendshme kritike dhe kjo më bën ajo që jam”, tha ai.
Kurti poashtu ka thënë se “Vetëvendosja është radikale, por për nga tema dhe jo nga karakteri”, transmeton Klan Kosova.
“Kur je opozitë, temën ta cakton Qeveria, neve na sillte temat e tilla Qeveria”.
Ai poashtu ka treguar se e do shumë kryeqytetin shqiptar dhe e viziton shumë shpesh, transmeton Klan Kosova.
“Vij shumë shpesh në Tiranë, së paku një herë në muaj. Kam shumë miq këtu dhe kemi shumë aktivistë që punojnë në Kosovë, na ndihmojnë edhe që këndej në Kosovë”.
Kurti është shprehur poashtu se është optimist që qeverisja e Vetëvendosjes do të jetë ndryshe.
“Jam optimist që në qeverisje do të jemi ndryshe. Të tjerët edhe para se ta marrin pushtetin nuk kanë qenë si ne”.
“Kemi arritur si parti opozitare ta ridefinojmë opozitarizmin, do ta ridefinojmë edhe qeverisjen”.
Por a ka menduar ai ndonjëherë të largohet nga politika?
“Më herët po, tashmë është shumë vonë për vendime dhe veprime të tilla”.
Kurti është shprehur se kur e sheh emisionin “Opinion” nervozohet.
“Nuk bëhet një muaj pa e parë emisionin, ka një identitet të veten, Shpesh herë nervozohem, më shumë nervozohem si teleshikues se sa si i ftuar”.
“Vlera juaj është nënpyetja agresive dhe kjo ju ka bërë mirë”, tha Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos