LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore Publike jep urdhër pë arrestim të vrasësit nga lagja Cërniçe e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike jep urdhër pë arrestim të vrasësit nga lagja Cërniçe e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup sonte kumtoi se është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së arrestit për personin i cili për vdekje e plagosi babain e tij pas një zënke familjare që ndodhi dje në lagjen Cërniçe të Shkupit.

“Prokurori përkatës vlerësoi se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore për propozimin dhe me ekzistimin e mundësive për arrati të të dyshuarit, për ndikim ndaj dëshmitarëve, ndërsa është përcaktuar edhe rreziku për përsëritjen e veprës, veçanërisht për shkak se i dyshuari ka dërguar kanosje verbale ndaj një personi tjetër”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë në orën 22 në lagjen Cërniçe kur djali 41-vjeçar pa kurrfarë arsye ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur për vdekje babin e tij ndërsa ka kërcënuar edhe nënën e tij./Telegrafi/