Anëtari i PDK-së që merr pesë paga dhe dyshohet për korrupsion, po synon që të vihet në krye të Ministrisë së Financave. Besim Beqaj, është deklaruar publikisht që nëse i ofrohet mundësia, do të pranonte postin e ministrit.
Por, Beqaj pritet që brenda këtij viti të akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe cenim të të drejtave të barabarta të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se Beqaj, ish ministër i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, pritet të akuzohen lidhur me veprimet e tyre të paligjshme të zbuluara pas publikimit të përgjimeve vitin e kaluar.
Këto veprime, dyshohen se i kanë kryer mbi bazën e dallimit politik dhe dallimeve tjera, duke u dhënë përparësi dhe privilegje individëve – personave të caktuar për punësim nga radha e PDK-së, si dhe kanë planifikuar dhe janë marrë vesh për përzgjedhjen e kandidatëve nga radha e PDK-së në Borde të ndryshme të ndërmarrjeve publike, duke diskriminuar – mohuar të drejtat e personave të tjerë, në kuadër të kushteve të barabarta të cilat janë paraparë me ligj.
“Brenda këtij viti pritet të ngritët aktakuzë kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Hetimet thuajse janë në përfundim dhe pritet të finalizohen me aktakuzë”, ka thënë një burim nga Prokuroria.
Prokuroria nuk ka folur zyrtarisht për detajet e hetimeve. Megjithatë ka garantuar se zgjedhja e Beqajt ministër nuk mund të ndikojë në hetime.
“Ju informoj se emërimi eventual në qeveri i ndonjë personi që është në hetime nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në hetimin e prokurorisë”, ka thënë Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë.
“Rasti ‘Grabovci është akoma në hetime dhe për momentin nuk mund të deklarohemi për mënyrën e përfundimit të hetimit”, ka shtuar ajo.
Insajderi kishte zbuluar detaje të hetimit të zgjeruar kundër këtyre zyrtarëve. Prokuroria dyshon Grabovci në bashkëveprim me zyrtarë tjerë të PDK-së, në mënyrë të kundërligjshme kanë mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e personave të Republikës së Kosovës në punësim, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike.
Këto veprime, dyshohen se i kanë kryer mbi bazën e dallimit politik dhe dallimeve tjera, duke u dhënë përparësi dhe privilegje individëve – personave të caktuar për punësim nga radha e PDK-së, si dhe kanë planifikuar dhe janë marrë vesh për përzgjedhjen e kandidatëve nga radha e PDK-ës në Borde të ndryshme të ndërmarrjeve publike, duke diskriminuar – mohuar të drejtat e personave të tjerë, në kuadër të kushteve të barabarta të cilat janë paraparë me ligj.
Besim Beqaj, ish-ministër, dyshohet se në kohën sa drejtonte Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Besim Beqaj…, në bashkëkryerje me të pandehurin Adem Grabovci, kanë shfrytëzuar detyrën dhe pozitën e tyre zyrtare…”, kishte thënë Prokuroria. Ata dyshohen se me qëllim të sigurimit të dobisë kundërligjore për persona të tjerë – punësimin në institucione të ndryshme dhe për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikim e Partisë Demokratike të Kosovës, me 9 dhjetor 2011, kanë planifikuar dhe janë marrë vesh për rishpallje të konkursit në ndërmarrjet publike “Trainkos” dhe “Infrakos”, si dhe me datat 12 dhjetor 2011 dhe 13 dhjetor 2011 kanë planifikuar dhe janë marrë vesh për përzgjedhjen e një personi, Nuredin Krasniqi,për ushtrues detyre të drejtorit të PTK-së.
Këtë e kanë bërë në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrje publike.
Insajderi kishte publikuar tri biseda të Besim Beqajt, me Adem Grabovcin. Ata, kishin autorizime të plota që të menaxhonin qysh të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.
Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishin prishur konkurset në këto institucione për Borde dhe për kryeshefë ekzekutivë.
Dy krerët e lartë të PDK-së, kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njeri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.
Ndërkohë, Sejdi Hoxhën, nipin e Azem Sylës do ta sistemonin në krye të Postës së Kosovës.
Gjatë bisedës, Beqaj e porosit Grabovcin që të flas me kryeministrin për ushtrues detyre të PTK-së. Grabovci, i thotë që këtë do ta bisedojnë në drekë.
“Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin… Nesër Bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre”, thotë Beqaj.
“Okej okej, sot bisedoj me to”, i përgjigjet Grabovci.
“Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…”, vazhdon Beqaj.
Biseda tjetër ka të bëjë me Trainkosin dhe Infrakosin si dhe me një person që quhet Afrim. Ai është Afrim Dauti nga Klina të cilin, Grabovci e kishte sistemuar në një institucion nëpërmjet Ilhami Gashit.
“A ke Afrimi”, e pyet Beqaj, Grabovcin, i cili e pohon se ishin takuar dhe e pyet nëse Beqaj e kishte dërguar tek ai. Ata flasin me numra, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për renditje kandidatësh.
Beqaj e pyet Grabovcin që a t’i rishpallin konkurset për ndërmarrjet që lidhen me hekurudhat.
“A ti thom qetyne dyve, dytë t’i rishpallum? Trainkos edhe Infrakos”, pyet Beqaj.
“Sejdës (Hoxhës v.j.) i thash po edhe atij tjetërit nëse don thuj”, i përgjigjet Grabovci.
“Vallain pi thom…, o ka qet kushte, o ka qet shkokla”, shton Beqaj.
”Jo, e. Ken ata te unë thash… hiç thuj shko n’rrot t’samës. Pederi”, tregon Grabovci.
“A… t’iau… pra, t’iau rishpallum”, pyet serish Beqaj.
“Bon”, konfirmon Grabovci.
“Dytë. T’ia rishpallum edhe tanaj t’shohim”, përgjigjet Beqaj. “Edhe i zgjedhum tani edhe bordet edhe… U bo hajt”.
“U bo hajt. U bo, hajt, tung, tung”, përsërit Grabovci.
Në një bisedë tjetër, dy protagonistët e zhvillimeve në Kosovë flasin konkretisht për Agron Thaçin. Grabovci thotë se dikush ia ka lavdëruar shumë, derisa shton se nëse në pozitën që nuk ia përmendin emrin e dërgojnë dikë që i referohet “ai i Skenderajt” veç telashe do t’u del.
“Për qatë farë idenë si e patum, për me shty”, thotë Beqaj, teksa merr përgjigje nga Grabovci që të shkojë përpara procesi.
“Le t‘ecin… hiçu, mos, mos, veç na nxjerr telashe me çu atë t’Skenderajit aty”, sqaron Grabovci.
“Se fola me ata që ke nejt ti pramë, për atë Agrnonin ma livdoi… thash okej thash qysh t’dush veç… se ish për ata, mirë kanë bo, që spaskanë… mos i jepni shans, se veç ju nxjerrin telashe, se edhe unë jom darkord. Veç na del tani telashe mu e ty.
“Jo jo, po flas për, për kta krejt komplet”, thotë Beqaj. Po, veç fol me ata t’parin niher”, shton Beqaj, duke aluduar tek kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.
“Mu, e ty na ka lanë”, sqaron Grabovci autorizimet e marra nga Thaçi.
“Nëse na ka lanë mu e ty, unë po t’kallxoj, është mirë niherë mas pari m’u ul na tre bashkë edhe me ditë çka po dojmë”, kërkon Beqaj.
Nga përgjimet ishte zbuluar se Ilhami Gashi, ishte zbatues i skemës së Adem Grabovcit. Ai vendosej në krye të komisioneve për zgjedhjen e kandidatëve.
Nëse Beqaj emërohet ministër, ai do ta marrë pagën e gjashtë. Bazuar në deklarimin e pasurisë, Beqaj ka një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera.
Plotë 234 mijë euro është shuma që Beqaj ka deklaruar se ka në të kursyera në bankat e Kosovës. 67 mijë euro janë në emrin e tij, 116 mijë në pronësi të përbashkëta, kurse të tjerat të bashkëshortes, prindërve dhe fëmijëve.
Beqaj kishte deklaruar se merr 5 paga, 26 mijë euro nga Kuvendi, 23 mijë nga angazhimi në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Pejës dhe kolegjin AAB, si dhe honorara prej 12 mijë eurosh nga Gjimnazi Cambridge.
Si pasuri të paluajtshme Beqaj ka deklaruar shtëpinë me truall në vlerën e 232 mijë euro dhe prona tjera të përbashkëta vlerën e së cilave nuk e ka treguar.
Po ashtu ai kishte deklaruar edhe dy vetura në vlerën e 37 mijë eurove dhe një kredi për shtëpi prej 24 mijë e 607 euro të cilat është i detyruar t`i kthej në një afat prej 5 viteve. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje