LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e debatit për ligjin për gjuhët në Komisionin për çështje evropiane

Dita e fundit e debatit për ligjin për gjuhët në Komisionin për çështje evropiane

Sot është dita e fundit e diskutimit për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për çështje evropiane, në të cilën janë paralajmëruar fjalimet përfundimtare të koordinatorëve të katër grupeve parlamentare më të mëdha, ndërsa më pas do të votohet.

Gjatë diskutimeve të dy ditëve të kaluara, është zhvilluar debat i nxehtë mes pushtetit dhe opozitës për zbatimin e këtij ligji, për atë se a duhet të ketë flamur evropian dhe a e rrezikon unitaritetin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas opozitës maqedonase (OBRM-PDUKM) ky ligj është përdorur vetëm për të mbajtur partnerët e koalicionit qeveritar dhe për të thelluar edhe më tej hendekun mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasi sipas tyre me këtë ligj avancohen vetëm të drejtat e shqiptarëve dhe dëmtohet etnitë tjera.


Ndërsa nga LSDM thonë se ky ligj nuk e cënon unitaritetin e shtetit dhe se në Maqedoni ekziston konsensus politike se nuk duhet të ndryshohet karakteri i shtetit./Telegrafi/