Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, i pakënaqur me faktin se subjekti i tij i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-NISMA për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit, ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës. Arsyeja kryesore për këtë vendim është qeveria e pakicës shqiptare, e varur nga Lista Serbe. Më poshtë mund ta lexoni postimin e bërë në profilin e tij në Facebook.
“Më lejoni që fillimisht të kërkoj ndjesë për pamundësinë time objektive që të përgjigjem në mijëra porosi dhe thirrje që më kanë ardhë në ditët e fundit. Njëheri, ju falenderoj shumë për durimin për të më lejuar kohë që të reflektoj dhe vlerësoj rrethanat e reja të krijuara në vend.
Sot shkruaj për t’ju dhënë dy njoftime.
1. Une e kuptoj se politika është arti i së mundurës, dhe se të qenurit në politikë kërkon nganjëherë edhe bërjen e kompromiseve të dhimbshme. Mirëpo, unë ndaj mendimin e atyre që kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, nuk na lejohet të bërit kompromis. Unë në vazhdimësi kam qenë konsistent me qëndrimin që një qeveri me pakicë shqiptare dhe e kushtëzuar nga lista serbe është në kundërshtim me interesat e shtetit sepse mbetet peng i regjimit të Beogradit. Rrjedhimisht edhe kam potencuar se nuk mund ta mbështes një gjë të tillë. Për më tepër, kam bërë tentativa të sinqerta me shumicën shqiptare (LAA dhe VV) që të formojmë alternativën qeverisëse që ka legjitimitet nga populli. Jam tepër i zhgënjyer që interesat e ngushta partiake pamundësuan realizimin e këtij qëllimi, përkundër momentit jetik për të larguar të keqen nga ky vend.
Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë.
2. Unë mendoj se ne si përfaqësues të popullit, kemi pasë një mundësi të rrallë kësaj rradhe që t’i jepim Kosovës kthesën drejt të mirës. Fatkeqësisht, për arsye të pakuptimta për mua, ky qëllim nuk u realizua. Në anën tjetër, është më se e qartë se unë dhe Aleanca Kosova e Re (“AKR”) kemi mendime të ndara sa i përket asaj se çka mendojmë është në të mirë të vendit, dhe në këtë është evidente që qëndroj i vetëm në këtë subjekt. Unë nuk kam dëshirën e as vullnetin që të shkeli mbi nderin dhe fjalën time. Por njëkohësisht, nuk kam të drejtë morale që të votoj kundër një Qeverie ku pjesë përmbajtësore është Presidenti Pacolli dhe AKR, përderisa unë jam pjesë e AKR.
Për t’i evituar këto, ju njoftoj se sot kam deponuar tek Presidenti Pacolli dorëheqjen time nga AKR dhe nga të gjitha pozitat në strukturë të këtij subjekti, me efekt të menjëhershëm. Unë kam falenderuar Presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin.
Veprimtarinë time politike tani për tani do ta vazhdoj si Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo është e tëra që dëshiroj të theksoj në këtë kohë lidhur me këtë çështje. Ju falenderoj për mirëkuptim dhe përkrahjen e vazhdueshme” (sic.), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025