LAJMI I FUNDIT:

Deputeti që mbajti fjalën (Video)

Deputeti që mbajti fjalën (Video)

Edhe në Kosovë ka deputetë e politikanë që mbajnë fjalën dhe që në politikë udhëhiqen nga parimet.

Deputeti Korab Sejdiu, ish-nënkryetari i AKR-së kohë më parë kishte thënë se në asnjë formë nuk do të votonte pro koalicionit PAN, edhe në rast se partia e tij do të votonte pro. Pikërisht për këtë, ai dha dorëheqje nga AKR-ja një ditë më parë.


Sejdiu në një intervistë për Telegrafin kishte thënë se ai votat e qytetarëve i ka marrë si individ dhe në asnjë mënyrë nuk do votonte një koalicion, apo çfarëdo vendimi tjetër që e konsideron se nuk është në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Korab Sejdiu jep dorëheqje nga AKR
Lexo po ashtu Korab Sejdiu jep dorëheqje nga AKR

“Gjithmonë është keq të bisedohet në raste hipotetike. Në asnjë rrethanë nuk do të votoja pro. Por në kontekst të koalicionit janë 29 deputetë dhe nuk mund të garantoj asgjë. Unë mundem me garantu vetëm për mua, por do të befasohesha… Me të tregu të drejtën kur dalim me kërku vota dalim mbi të gjitha si individ… Përgjegjësia jonë është personale dhe rrjedhimisht kushdo që merr vendim të gabueshëm unë nuk mundem me përkrah, unë e kom kërku votën si Korab. Çfarëdo vendimi që nuk është i mirë për vendin unë nuk muj me përkrah se nesër me duhet t’i shikojë njerëzit në sy..”, tha ndër të tjera Sejdiu. /Telegrafi/