LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, nën akuzë për evazion fiskal

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, nën akuzë për evazion fiskal

Pas Cristiano Ronaldos, ai që ka probleme me organet fiskale spanjolle është agjenti i tij, Jorge Mendes.

Më 31 korrik, ylli i Real Madridit u mor në pyetje nga gjykatësja Monica Gomez Ferrer, në Tribunalin Pozuelo të Alarconit, sa i përket akuzave për evazion prej 14.76 milionë eurosh mes viteve 2011-2014.

Por, pasi futbollisti portugez shprehu pikëpamjet e tij përpara ligjit, tha se iu beson njerzëve që i ka caktuar për këtë gjë.


“Kur këshilltarët e mi më thonë se gjithçka është në rregull, unë u besoj”.

“Besoj te këshilltarët e mi, sepse janë më të mirët dhe unë i paguaj mirë, ndaj dhe bëjnë gjënë e duhur e unë lë gjithçka në duart e tyre”, një tjetër kapitull hapet në këtë hetim, transmeton Top Channel.

Edhe Jorge Mendes, agjent i katër herë fituesit të “Topit të Artë”, siç njofton “El Mundo”, më 19 tetor pritet të dalë para gjyqit, ku do të pyetet së bashku me dy asistentë të tij nga organi “i paanshëm” i drejtësisë.