Një prej premtimeve të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte zgjerimi i rrjetit të ngrohjes. Por, ky premtim tashmë po mbetet i parealizuar. Në tetor nis sezoni i ngrohjes. Po në tetor mbahen zgjedhjet lokale, por nuk do të ketë shtrirje të rrjetit të ngrohjes në asnjë lagje të Prishtinës.
Dy lagjeve urbane, “Mati 1” dhe Kalabrisë i ishte premtuar se do të lidhen me Termokosin. Megjithatë, ndërmarrja komunale nuk e ka në projekt një gjë të tillë.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu ka thënë për Insajderin se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është në fazën e tretë të projektit të koogjenerimit e cila është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
“Aktualisht Komisioni Evropian është duke zhvilluar procedurat tenderuese për këtë çështje. Pra, realisht këtë vit nuk do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes për lagjen ‘Kalabria’ dhe ‘Mati 1’, ka thënë Uka-Fejzullahu.
Ajo ka treguar se të gjitha detajet sa i përket zgjerimit të rrjetit do të bëhen publike pas përfundimit të këtyre procedurave, në bashkëpunim të plotë me Komisionin Evropian dhe donatorët tjerë të këtij projekti.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u kishte premtuar qytetarëve se gjatë mandatit të tij qeverisës të gjithë do të lidhen me ngrohje qendrore.
“Mund të them se na pret një vit pa probleme me ngrohje, mirëpo jemi të përgatitur për të gjitha skenarët. Dua të potencojë se me kyçjen e bllokut B2 në sistemin e ngrohjes ka përfunduar faza e parë e sistemit të koogjenerimit. Tash do të vazhdojmë me fazën e dytë që do të jetë riparimi i 50 nënstacioneve në Komunën e Prishtinës. Kjo na siguron ngrohje edhe më cilësore”, kishte thënë kryetari Ahmeti.
Gjatë vitit të kaluar shumë pjesë të kryeqytetit si lagjja Kodra e Diellit, një pjesë e Katedrales dhe Universiteti procesi i ngrohjes kishte filluar me një javë vonesë.
Sezoni i ngrohjes sipas ligjit për ngrohje dhe rregulloreve të ZRRE-së, varësisht nga kushtet klimatike fillon më 15 tetor, ndërsa përfundon më 15 prill të vitit vijues. /Insajderi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze