LAJMI I FUNDIT:

Pacolli, Shkodra, Lluka, Matoshi dhe Gashi – ministra të mundshëm të AKR-së!?

Pacolli, Shkodra, Lluka, Matoshi dhe Gashi – ministra të mundshëm të AKR-së!?

Aleanca Kosova e Re duket se është në finalizim të emrave të ministrave të saj në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Nga burime brenda AKR-së, Gazeta Metro ka mësuar emrat e ministrave tjerë, përveç të Behgjet Pacollit, që do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Një befasi duket të jetë Selami Shkodra, që pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme e që është i afërt me Rrahim Pacollin dhe Gani Thaçin, vëllain e presidentit Hashim Thaçi. Shkodra në fakt punon bashkë me Pacollin dhe Thaçin në Byronë e Sigurimeve të Kosovës.


Emri tjetër që AKR pritet ta caktojë në një nga resorët kryesor qeveritar, në atë të Zhvillimit Ekonomik, është Valdrin Lluka. Ky ka punuar më herët në Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë në kuadër të MTI-së, kur kjo ministri udhëhiqej nga Mimoza Kusari-Lila. Ndërsa, tani është një nga menaxherët kryesorë në bizneset e Behgjet Pacollit në Kosovë.

Ministria e Bujqësisë pritet të jetë e udhëhequr nga Fatmir Matoshi, kryetar i AKR-së në Kamenicë.

Dardan Gashi, që dikur ishte në AKR dhe tash në Listën Rugova, pritet të jetë sërish ministër i Ambientit. /Gazeta Metro/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori