LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Qeveria Hardinaj, aventuriere dhe e varur nga Beogradi

Beqaj: Qeveria Hardinaj, aventuriere dhe e varur nga Beogradi

Nga kriza joinstitucionale tash vendi përballet me krizë shumë më të rrezikshme, të një qeverie aventuriere, një kryeministri aventurier që varet nga Beogradi dhe interesi i individëve, thotë analisti Belul Beqaj, që ka nënvizuar se neglizhenca e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe shansi për të përfituar më tepër nga ç’është në kapacitetin politik të presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, çuan në ‘marrëveshjen e Hajvalisë’.

Lidhur me takimet e fundit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Beqaj ka thënë se ato nuk janë kurrfarë sinjali për krijimin e një blloku të përbashkët opozitar, duke shtuar se LDK-së i duhen reforma të thella.


“Pa u reformuar LDK-ja, pa u ndërruar kryetari, nuk besoj se do të ketë bashkëveprime racionale. Mund të ketë bashkëveprime irracionale, për shkak të inateve personale ndaj parterëve të koalicionit, por kjo vetëm sa do ta dëmtojë edhe më shumë politikbërjen në Kosovë”, ka thënë ai.