LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ekspertiza nga Austria vërteton manipulimet e video incizimit rreth rastit Dehari

Gashi: Ekspertiza nga Austria vërteton manipulimet e video incizimit rreth rastit Dehari

Avokati Tomë Gashi hedh poshtë gjetjet e ekspertizës nga Austria për video-incizimet nga Qendra e Paraburgimit Prizren ku vdiq Astrit Dehari. Sipas tij, nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, “vërtetohen manipulimet e video incizimit”. Ndaj, kërkon hetime jashtë Kosovës nga ndonjë institucion i BE-së apo SHBA-ve.

Kthehet nga Austria ekspertiza e videos në rastin ‘Dehari’
Lexo po ashtu Kthehet nga Austria ekspertiza e videos në rastin ‘Dehari’

“SOT BËHEN 10 MUAJ NGA VRASJA E ASTRIT DEHARIT

Edhe pse sot janë mbushur 10 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Qendren e Paraburgimit në Prizren ende sot ka deklarime të pavërteta rreth vrasjës, e fundit është ajo se kinse rezultati i ekspertizës së video incizimeve të kamerave të burgut nuk janë minipuluar.


Prokurori i rastit asnjëherë nuk na ka njoftuar se ku i ka dërguar video incizimet për analiza, edhe pse këtë e ka obligim ligjor.

Por edhe nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, vërtetohen manipulimet e video incizimit, dhe atë duke konstuar në ekspertizë se ka pasur ndërpreje të vulave kohore të 6 video fajllave…

Të gjitha çështjet teknike dhe çështje të tjera do të vërtetohen me rastin e hetimeve të pavarura jashtë Kosovës në ndonjërin prejInstituteve të shteteve të BE-së apo SHBA-së, siç edhe thotë Rezoluta/Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës i datës 20.12.2016, e të cilin Qeveria nuk e zbatoj kurrë, duke pretenduar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Zvicra, nuk mund të angazhohet si Institut i përzgjedhur nga familja Dehari, pasi që Zvicëra nuk është anëtare e BE-së.

Angazhimi i Institutcioneve të Specializuara jashtë Kosove për hetime të pavarura dhe ekspertiza të pavaruara, lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, është peng i formimit të Qeverisë së re të Kosovës për zbatimin e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori