LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen dy rrugë për shkak të shugurimit të Katedrales

Bllokohen dy rrugë për shkak të shugurimit të Katedrales

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohen dy rrugë në Prishtinë për shkak të ceremonisë së shugurimit të Nënë Terezës.

Bllokimi  i komunikacionit do të bëhet në rrugët: Gjorgj Bush” në Prishtinë, e cila  do të jetë e bllokuar nga ora 10:00, si dhe rruga “Bill Klinton” do të bllokohet prej orës 10:30.


Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

“Ju njoftojmë se për shkak ceremonisë së Shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë,  që do të bëhet sot , Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të ceremonisë, duke përcaktuar kështu lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve që lidhen me zonën ku do të mbahet manifestimi.

Bllokimi  i komunikacionit do të bëhet në rrugët:

“Gjorgj Bush” në Prishtinë, e cila  do të jetë e bllokuar nga ora 10:00, gjithashtu

Rruga “Bill Klinton” do të bllokohet prej orës 10:30.

Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera  të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori