LAJMI I FUNDIT:

AKR-ja “e vogël” e Pacollit ia rrëmben ministritë më të mëdha PAN-it

AKR-ja “e vogël” e Pacollit ia rrëmben ministritë më të mëdha PAN-it

Behgjet Pacolli pas ndarjes nga koalicioni LAA, gjatë mbrëmjes së sotme ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN.

Ndonëse më parë ishte zotuar se AKR nuk do ta braktis koalicionin LAA, megjithatë ai e bëri një veprim të tillë, duke iu bashkuar PAN-it dhe duke ua mundësuar këtyre të fundit krijimin e qeverisë në krye me Ramush Haradinajn.

Nga marrëveshja me PAN-in, AKR e Behgjet Pacollit ka arritur të marrë pesë ministri, zëvendëskryeministrin e parë dhe shtatë zëvendësministra. Pacolli ka arritur të marrë katër ministritë më të rëndësishme të Qeverisë, shkruan Telegrafi.


Ai do t’i ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Planifikimit Hapësinor, Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, ndërkaq pozitat e zv.ministriave do ti takojnë këtyre ministrive: zv. Ministër i jashtëm, zv. Ministër i brendshëm, zv. Ministër i ambientit dhe planifikimit, zv. Ministër i mirëqenies sociale, zv.

Ministër i shëndetësisë, zv. Ministër i Kulturës dhe zv. Ministër i Arsimit.

Në marrëveshjen e nënshkruar po ashtu thuhet edhe se AKR e ka përgjegjësi shkarimin apo emërimin e posteve që vijnë nga kjo parti. /Telegrafi/